Në këtë libër, do të ekzaminojmë Fundin e Kohës në dritën e ajeteve dhe haditheve. Është e qartë se shenjat në fjalë tani kanë filluar të shfaqen njëra pas tjetrës, pikërisht ashtu siç përshkruhet në këto referenca. Ardhja e këtyre shenjave e lajmëruar katërmbëdhjetë shekuj më parë janë ngjarje madhështore që shtojnë besimin dhe besnikërinë e besimtarëve ndaj Allahut. Pa dyshim se nuk është rastësi që, në një periudhë aq të shkurtër kohe, të gjitha këto shenja të shfaqen njëra pas tjetrës. Këto shenja janë lajm i mirë për robërit e Allahut.
Rrëfimi i ngjarjeve që përshkruhen në faqet në vazhdim është përgatitur në pajtim me udhëzimin e ajetit:
Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregojë shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju. (Sure Naml: 93) Mar 06, 2009
|